Aksident në Shkup: Përplasen vetura dhe motoçikleta, lëndohet motoçiklisti

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkup, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Orce Nikollov” dhe “Franklin Ruzvelt”.

Portali “Kurir”, i cili ka publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, raporton se motoçiklisti pas përplasjes ka mbetur i shtrirë në asfalt, duke pritur mbërritjen e ndihmës së shpejtë.

Sipas dëshmitarëve okularë, nga aksidenti është lënduar vetëm motoçiklisti.