Personi që humbi jetën mbrëm në Shkup pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën e Plastikave në Shkup, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat kanë ndërmarrë përpjekje për reanimimin e të riut 19 vjeçar i cili ka drejtuar motoçikletën dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Qytetit, raporton Zyrtare.

Reklame

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, vdekja e M.F. është konstatuar në orën 23:11.

Policia ka bllokuar pjesërisht segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti dhe ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Hetimet janë në vazhdim./ ZYRTARE.net

By admin2