Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga kjo pozitë.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit, e cila njoftoi se Albin Kurti e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra.

Sipas njoftimit, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.