Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Më 29.10.2026, në ora 20:25, në SPB Tetovë, A.I. (56) nga Tetova ka denoncuar zhdukjen e djalit të tij 27-vjeçar, B.I.

Sipas denoncimit, djali i tij rreth orës 15:00 ishte larguar nga puna në një fabrikë në Tetovë, duke drejtuar një automjet të tipit “Volkswagen Golf”.
Deri në momentin e denoncimit, ai nuk ishte kthyer në shtëpi.

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e tij.