Kuvajti dënon sulmin iranian dhe paralajmëron: Do bëjmë çdo gjë të nevojshme për të mbrojtur territorin

Ministria e Jashtme e Kuvajtit ka dënuar sulmin në territorin e saj. Irani deklaroi se kishte shënjestruar një bazë ajrore amerikane në hakmarrje për një sulm amerikan.

Ministria dënoi sulmet “e përsëritura” iraniane “në termat më të ashpra”, duke i quajtur ato “një përshkallëzim të rrezikshëm”.

Në deklaratë shtohej se Kuvajti do të rezervonte “të drejtën e plotë për të marrë çfarëdo mase të nevojshme për të ruajtur sigurinë e tij dhe për të mbrojtur territoret e tij, duke e mbajtur Iranin plotësisht përgjegjës për këto agresione të urryera”.

Kuvajti pret të paktën tre baza kryesore amerikane, duke përfshirë Kampin Arifjan, Bazën Ajrore Ali Al Salem dhe Kampin Buehring.