Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Avni Arifi, është përballur me deputetët e pozitës në një paraqitje televizive mbrëmë.
Arifi ishte i ftuar në 21 përball kandidatit për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Vigan Qorolli.
Arifi, kandidat me numër 8 në listën e Aleancës, ironizoi me anëtarët e VV-së, për të cilët tha se mendojnë se Albini ia fal gjynahet.
“Edhe ata që kanë qenë në partinë e Mira Markoviqit, pasi kanë aderu te Albini, janë ba patriota. Me hy në Vetëvendosje është si me shku në Qabe: Albini t’i fal krejt gjynahet”, ka thënë mes të tjerash Arifi.


