Ka dështuar në nisje seanca për Masakrën e Reçakut në mungesë të katër avokatëve. Kjo pasi Oda e Avokateve nuk i caktoi sipas detyrës zyrtare, për të akuzuarit.
Ndërsa, disa prej tyre që ishin në seancë, thanë se Oda e Avokatëve i njoftoi që të paraqitën në Gjykatë, vetëm sipas detyrës zyrtare, por i njoftuan vetëm për datën e seancës, por jo edhe për cilin rast.
Seanca tjetër u caktua më 31 korrik, njofton Koha.
Sipas njoftimit të Departamentit Special të Gjykatës, bëhet fjalë për çështjen penale, ndaj Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiçeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq, Milovan Kovaçeviq, për shkak të veprës penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftimin në Facebook.
Seanca po mbahej në mungesë të të pandehurve, të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.



