Përplasje e fuqishme mes dy veturave në Poroj/ Mbesin të plagosur rëndë shoferët nga Sllatina dhe Poroji
Në orët e para të mëngjesit të datës 20 korrik ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni në rrugën rajonale Jazincë-Tetovë, saktësisht në fshatin Poroj.
Ngjarja është denoncuar në SPB Tetovë rreth orës 03:15.
Sipas të dhënave të para nga këqyrja e vendit të ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve me targa të Tetovës: një veturë “Seat” e drejtuar nga R.R. (55) nga fshati Sllatinë dhe një “Volkswagen Golf” i drejtuar nga E.N. (39) nga fshati Poroj. Përplasja ka qenë e fortë, me ç’rast të dy drejtuesit e mjetit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Ata janë transferuar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ekipi inspektues nga SPB Tetovë ka kryer hetimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të përplasjes.



