Përplasje mes Otamendit dhe Rodrit pas finales së Botërorit: Fol më pak, e kaluat javën duke u ankuar

Atmosfera pas finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk u qetësua as pas vërshëllimës së fundit. Pas triumfit 1:0 të Spanjës, mbrojtësi argjentinas Nicolss Otamendi u përfshi në një debat të tensionuar me mesfushorin spanjoll Rodri.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Otamendi iu drejtua Rodrit me kritika të ashpra, duke e akuzuar atë dhe Aymeric Laporten se kishin kaluar gjithë javën duke u ankuar për gjyqtarët para finales, shkruan Indeksonline

“Fol më pak, sepse e kaluat gjithë javën duke qarë. Ti dhe Laporte. Të dy. Kjo nuk bëhet. Vazhdimisht u ankuat për arbitrat, mik”, i tha Otamendi.

Rodri iu përgjigj qetësisht duke thënë: “Kam respekt për ty.”

Megjithatë, veterani argjentinas vazhdoi: “Nuk ke nevojë të flasësh paraprakisht, e kuptove?”

Rodri u përpoq të sqarohej duke pyetur: “Çfarë kam thënë unë?”

Otamendi e mbylli debatin duke iu referuar deklaratave të mbrojtësit spanjoll Aymeric Laporte: “Po Laporte? Nuk i pe çfarë tha gjatë kësaj jave?”/Indeksonline/

By admin4