Lutfi Haziri mesazh për LDK-në: Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u hidhëro

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, pas nismës për mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm.

Haziri tha se përballja e kryetarit Lumir Abdixhiku me nënshkruesit e mocionit është një çështje që i takon vetë kreut të LDK-së dhe votuesve të tij, duke u bërë thirrje anëtarëve të partisë të mos përfshihen në përplasje të panevojshme.

“Beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, në emër të kërkesave politike, është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së me votuesit e tij”, ka shkruar Haziri.

Ai kritikoi reagimet dhe debatet publike që po zhvillohen brenda partisë, duke thënë se ato janë më shumë pozicionime personale sesa angazhim për të ardhmen e LDK-së.

By admin7