Vrasja e ushtarëve amerikanë në Jordani, sulmet ndaj anijeve të transportit ndërkombëtar dhe tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit, së bashku me mosrespektimin e memorandumit të mirëkuptimit (MOU), sipas vlerësimit tim, kanë krijuar një bazë për një përshkallëzim të mëtejshëm të përgjigjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Personalisht, jam kundër luftës dhe çdo konflikti të armatosur. Megjithatë, në rrethanat aktuale, mendoj se administrata Trump e konsideron të domosdoshme përdorimin e të gjitha mjeteve të nevojshme për të garantuar lirinë e lundrimit dhe për të siguruar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme strategjike dhe energjetike në botë.
Mbajtja e kësaj ngushtice të bllokuar nga Irani nuk i sjell përfitime popullit iranian. Përkundrazi, kjo situatë rrezikon të shkaktojë goditje të mëtejshme ushtarake, përshkallëzim të konfliktit dhe pasoja edhe më të rënda për Iranin dhe gjithë rajonin.
Sipas vlerësimit tim, ekziston një mundësi e lartë që konflikti mes SHBA-së dhe Iranit të vazhdojë të përshkallëzohet në ditët në vijim.
Më poshtë po ndaj një intervistë në të cilën analizoj zhvillimet e fundit dhe perspektivën e këtij konflikti.



