Siç raportoi TV Telma, një punonjës i NP “Komunalec” humbi jetën më 15 qershor të këtij viti gjatë një ndërhyrjeje në sistemin e ujësjellësit, vetëm dhjetë ditë para vendosjes së pompave që më vonë ndotën rrjetin e ujësjellësit dhe shkaktuan krizë shëndetësore në qytet.
Sipas informacioneve fillestare, punëtori ishte angazhuar për pastrimin e një kanali në një zonë ku ndodhen kanalet kulluese për grumbullimin e ujërave rrjedhëse. Gjatë ndërhyrjes ai mbeti i bllokuar dhe humbi jetën. Rasti u raportua në polici dhe u ndërmorën veprimet përkatëse.
Ndërkohë, institucionet kompetente ende nuk kanë konstatuar ndonjë lidhje mes këtij rasti tragjik dhe vendosjes së mëvonshme të pompave, të cilat sipas hetimeve çuan në ndotjen e ujit të pijshëm



