Pavarësisht rritjes së çmimit të naftës dhe benzinës në dy javët e fundit, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se vendi ende ka derivate më të lira në rajon, përcjell TV21. Mickoski tha se pret që çmimi të bbie javëve në vijim, ndërsa theksoi se po shqyrtohen masat eventuale që mund të ndërmarrë qeveria.
“Taksat akcizore analizohen gjatë një periudhe dyjavore. Gjysma e dytë e muajit po afrohet drejt përfundimit dhe që të hënën do të llogarisim mesataren për atë periudhë dhe, bazuar në ato parametra, do të rregullojmë çmimet e derivateve të naftës. Është mirë që çmimi ka rënë për dy ditë me radhë. Sot, çmimi është stabilizuar në rreth 85-86 dollarë për fuçi, kështu që pres një ulje më të madhe të çmimit të dizelit dhe benzinës që në javën e ardhshme. Por e rëndësishme është që kjo është një mall që tregtohet në bursë. Ne të gjithë, si shtete, blejmë nga i njëjti vend dhe ne, si shtet, kemi bindshëm çmimin më të ulët për naftën dhe benzinën pa plumb në rajon, dhe do të thoja, edhe në Evropë. Si qeveri, a keni ndonjë plan? Domethënë, çfarë mase do të merrni, për shembull, uljen e TVSH-së? Epo, për këtë po flas. Po presim datën 31. Ne tashmë kemi ndërhyrë një herë me taksat e akcizës. Tani po presim që gjysma e dytë e muajit të përfundojë këtë javë, deri më 31 korrik. Ky është ligji dhe vetëm atëherë do të marrim masa të mëtejshme”, tha mes tjerash Mickoski.



