Policia malazeze ka publikuar pamjet se çfarë u gjet në çantën e Mihail Nikolajeviç Shabunin, 30-vjeçarit rus që dyshohet se privoi nga jeta tre instruktorë të një poligoni në Mal të Zi më 31 gusht të këtij viti.
Në foto shihet municion, armë, barna, e gjësende të tjera, transmeton Klankosova.tv.
Shabunin, sipas autoriteteve malazeze, vrau shtetasit e Podgoricës, N. K. 20 vjeç, dhe P. G. 24 vjeç, si dhe ndaj M. R. 67 vjeç, nga Danillovgradi.
Ndërkohë, sipas gazetares nga Ulqini, Eliana Peku, motivet e ngjarjes së rëndë nuk janë zbardhur ende.
Ajo, në emisionin “Ora Shtatë”, shtoi se i dyshuari ka kryer vetëvrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy pistoleta dhe më shumë se 230 municione.



