Demokracia po shkelet me të dyja këmbët”, Azdren Shala kërkon bojkot të zgjedhjeve pas ndarjes së 2 milionë eurove

Ndarja e 2 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës për subvencionimin e biletave të avionëve për mërgatën ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike.

Kjo çështje u debatua edhe në emisionin Kosova Today, ku analisti Azdren Shala bëri thirrje të fortë për bojkot të zgjedhjeve nga partitë opozitare.

Reklame

Sipas tij, gara politike tashmë është bërë e pabarabartë dhe opozita duhet të reagojë në mënyrë të koordinuar.

“Duhet me i shku deri në fund kësaj pune. Bojkotimi i zgjedhjeve ishte dashtë me qenë hapi i parë sot, duke nisur nga PDK, AAK, LDK, PSD e kush është në garë. Tjetra, duhet të bëhemi bashkë dhe të nisim protestat, pastaj këtë krim ekonomik me adresu në instancat ndërkombëtare”, deklaroi Shala në Klan Kosova.

Ai shtoi se me këto veprime po cenohet rëndë demokracia dhe standardet e garës politike në vend.

By admin