PhD candidat: Gzim Rushiti
Përdorimi në publik i termit “bota serbe” nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandër Vulin, nga shtetet e Ballkanit u prit me shumë shqetësim. Shqetësim dhe brengë për shtetet e Ballkanit paraqisnin në mënyrë të veçantë deklaratat e Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandër Vulin i cili kishte deklaruar, së oër të qenë “bota serbe” e suksesshme Serbia duhet të ketë një ushtria e cila është e aftë që të mbrojë Serbinë dhe të gjithë serbët kudo që jetojnë ato.
Projekti i ahtuquajtur “bota serbe” në mënyrë të veçantë ka ngritur shqetësime në Republikën e Kosovës. Se ky projekt paraqet shqetësim për autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës e dëshmon edhe fakti se projekti “bota serbe” është i përfshirë edhe në “Strategjinë e Mbrojtjes së Kosovës” dhe në këtë dokument ky projekt konsiderohet si një nga rreziqet më të mëdha të cilat i kanosen rajonit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.
Projekti i ashtuquajtur “bota serbe” paraqet vazhdimësi të dokumenteve, programeve, planeve dhe elaborative të hartuara për më shumë se një shekull nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, duke filluar nga Naçertania e deri më sot. Prandaj duke pasur parasyshë të kaluarën historike dhe përvojën që e kemi si kemb nga e kaluara me politikat e Serbisë të cilat kanë buruar nga dokumentet, projektet dhe elaboratetet serbe, projekti “bota serbe” duhet të na shqetësojë në mënyrë të veçantë Republikën e Kosvës dhe kombin shqiptar në përgjithësi kudo që jeton ai.
Ashtu siç konstatuam edhe më sipër projekti i astuquajtur “bota serbe” paraqeet vazhdimësi të elaborative, dokumenteve dhe projekteve të përgaditura nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë dhe nga Kisha Ortodokse Serbe për një periudhë më të gjatë se një shekull.
Projekti i ashtuquajtur “bota serbe” mund të dallojë nga projektet, dokumentet dhe elaboratet e tjera të përgaditura nga insitucionet dhe politika e Serbisë të cilat e kanë pasur për qëllim krijimin e Serbisë së Madhe oër nga koha dhe mënyra e realizmit, por qëllimi i këtij projekti është i njëjtë me qëllimet e projekteve, dokumenteve dhe elaborateve të përgaditura për më shumë se një shekull nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë dhe nga Kisha Ortodokse Serbe e ai qëllim është krijimi i “Serbisë së Madhe”.
Projekti i ashtuquajtur “bota serbe” paraqet rrezik dhe kërcënim për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë ky projekt nëpërmjet të cilit synohet që të krijohet Serbia e Madhe i dëmton dhe i rrezikon kombin shqiptar dhe Republikën e Kosovës. Një nga qëllimet e projektit të ashtuquajtur “bota serbe” është që ta pengojë Republikën e Kosovës dhe ti krijoë problem asaj, dhe kjo paraqet një arsye shumë të qëndrueshme se pse Republika e Kosovës dhe kombi shqiptar duhet të brengosen dhe të shqetësohen më shumë se gjithë kombet e tjerë të Ballkanit Perëndimor nga ky projekt i ashtuquajtur “bota serbe”.



